Seriali koreano-jugor në “Netflix”, “Squid Game”, ka arritur një shikueshmëri botërore, mes tyre janë fiksuar edhe fëmijët shqiptarë.
Me telefonat nëpër duar, fëmijët imitojnë çfarë shohin aty.
Fëmijët: Po luajmë squid game…duhet të kalosh raunde që të fitosh para miliona, ose në të kundërt vdes. Ne këtu thjesht eliminohemi dhe fillojmë lojën nga fillimi. Luajmë ndonjëherë në orën e fizkulturës.
Lojërat tradicionale në oborret e shkollave janë zëvendësuar me lojërat e serialit më të famshëm të momentit. Edhe pse seriali ka kriter moshën mbi 15 vjeç, për shkak të skenave të dhunës, vetëvrasjeve dhe seksit; atë e shohin edhe të vegjlit e arsimit fillor…
Fëmijët: Ka disa raunde që duhen kaluar, ndryshe të vret roja. Vdes… unë e shoh përnatë me motrën, ndërsa unë e shoh në drekë.
Seriali “Squid Game” është kthyer në një fenomen shqetësues në shkollat britanike, ku mësuesit kanë lajmëruar prindërit për varësinë dhe ndikimin që po shfaq te nxënësit, ndërsa janë shtuar edhe orët mësimore për sigurinë e tyre në internet.
Në Shqipëri është përhapur ky fenomen, por është i pakët reagimi në mbrojtje ndaj tij.
/Burimi: TCH/