Prindërit ndahen, por fëmijët e pësojnë/ Babai vret vajzën 7 vjeç, pasi gruaja i kërkoi divorcin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi.

Mediat atje, raportojnë se Habib Ozturk, ka masakruar me thikë vajzën e tij të mitur. Ai e ndërmori këtë akt të rëndë, në momentin që gruaja i kërkoi divorcin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme në Pendik të Stambollit, Turqi.

Vetëm pak minuta para krimit të rëndë ai kishte postuar në rrjetet e tij sociale foto me të bijën në të cilat shprehte dashurinë për të.

“Të dua shumë vajza ime…”- shkruante ai në rrjetet sociale ndërkohë mësohet se pak orë më parë ai e mori Defnen nga gjyshërit duke i premtuar asaj se kishte një surprizë për të.

/Burimi: Outney.net/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *