Një djalë 16-vjeçar shqiptar është braktisur nga prindërit e tij. Sipas informacioneve të para që dolën, 16-vjeçari ka shkuar në Itali nga Shqipëria rreth një muaj më parë dhe nuk flet italisht. Për momentin djali i është besuar shërbimeve sociale të Cessalto (Treviso). Sipas raportimeve, ai shprehu menjëherë qëllimin e tij për të shkuar në punë për të dërguar para në shtëpi. Kur autoritetet i kërkojnë informacion për familjen e tij, megjithatë, ai nuk përgjigjet.
Që kur u gjet, asnjë i afërm nuk është paraqitur dhe për këtë këshilli i bashkisë ka vendosur të miratojë një shumë prej 18 mijë eurosh që do të mbulojnë shpenzimet e djalit deri në fund të vitit. Por “shpenzimet” nuk do të mjaftojnë, sepse i riu nuk do të ketë mbushur moshën madhore dhe do të duhet ende të mbështetet financiarisht nga bashkia.
“Ai shpesh tregon histori që duken absurde. Historitë e tij janë shumë të dhunshme dhe shpresojmë që të mos përputhen me realitetin. Fatmirësisht është mirë. Jemi trishtuar nga ajo që ndodhi dhe si qendër urbane jemi në provë edhe nga kostot ekonomike për të siguruar djalin. Fatkeqësisht braktisja është e shpeshtë: ne kryetarët e bashkive të përshkuara nga A4 shpesh duhet të diskutojmë këtë çështje,”- shpjegoi për Fanpage.it, Emanuele Crosato, kryebashkiaku i Cessalto, qyteti i vogël në provincën e Trevisos që do të kujdeset për djalin deri në moshën madhore.
Emanuele Crosato, kryebashkiaku i Cessalto, tha se ndihma sociale funksionon në Itali, por autostrada është një thikë me dy tehe për komunat si Cessalto. Është mirë për bizneset, por jo për arkën e bashkisë. Crosato shpjegon se në zonat e shërbimit, shpeshherë braktisen edhe mjetet pa targa dhe se më pas i takon bashkisë të paguajë për ti lëvizur dhe prishur.
A nuk u gjurmuan më prindërit?
“Forcat e rendit po hetojnë, por si kryetar bashkie nuk kam asnjë informacion për këtë. Agjentët kanë ndërhyrë menjëherë pas denoncimit dhe po përpiqen të zbardhin historinë e këtij djali. Ideja që morëm është se ai u la këtu në Itali nga prindër që nuk kishin mundësi financiare për ta rritur. Adoleshenti ndoshta nuk ishte në dijeni të këtij plani dhe u la këtu për të siguruar jetesën e familjes së tij”, tha kryebashkiaku.
Mediat italiane shkruajnë se ky nuk është rasti i parë që një minoren shqiptar gjendet zonat ku ka terrene urgjence dhe mjedise për minorene të braktisur. Oficerët janë duke u përpjekur të gjurmojnë familjarët e adoleshentit, por të gjitha detajet e hetimit për momentin mbeten konfidenciale.