Pas përfundimit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP” janë rregulluar raporte jo të mira që banorët i kanë pasur me njëri-tjetrin brenda shtëpisë por ka ndodhur edhe e kundërta.
Banorë të cilët brenda kanë pasur marrëdhënie shumë të mira, jashtë nuk janë më njësoj me njëri-tjetrin.
Kështu duket se ka ndodhur edhe me Ermiona Lekbellon dhe Luiz Ejllin. Ermiona ishte një prej lojtareve të vërteta që e mbështeti këngëtarin në çdo situatë jo vetëm brenda shtëpisë por edhe jashtë saj.
Ajo shprehej gjithmonë që dëshironte ta shikonte Luizin fitues dhe ishte e lumtur që kishte fituar një mik të mirë.
Mirëpo, respekti dhe konsiderata nuk duken reciproke nga ana e Luizit, që pas daljes nga BBV. Sipas Ermionës, ai nuk u ka kthyer përgjigje as mesazheve të urimit.
Kjo gjë e ka mërzitur ish-banoren, e cila ka publikuar një video në ‘TikTok’ ku shprehet se:
“Luizi s’kthen as mesazh. I çon mesazh urimi, bën sikur është në autobus. Ça ka Luizi? Po Luizi ça ka? Po këtej do vish o Luizi, ke shtëpia e vjehrrës dhe vjehrrit do vish ndonjëherë atje në Verona, do mërzitesh dhe këtej do e sjellësh kokën”.