Pas një plagosjeje që ndodhi në një fshat të Urës Vajgurore ose Dimalit, këtë mbrëmje, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës.
Një person është plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Vlorë, afër Pallatit të Sportit. Personi i plagosur është transportuar në spital dhe nga sa u raportua fillimisht ai ishte në gjendje të rëndë.
Policia e njoftuar ka shkuar në vendngjarje, teksa ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për këtë plagosje.
Nga ana tjetër, mësohet se janë sekuestruar edhe pamjet filmike rreth zonës, si dhe janë ngritur pika kontrolli për të identifikuar e kapur autorët.
Këta të fundit janë larguar me automjet fill pas ngjarjes, me drejtim nga Kanina, në zonën e Byppasit.
/Priza.al/