Prishtina mbushet me flamuj të zinj. Çfarë po ndodh?

Në Prishtinë janë vendosur flamuj të zi, nga aktivistë të Partisë Socialdemokrate (PSD). Ky akt lidhet me heshtjen e institucioneve, ndaj marrjes së jetës së grave. “Përmes këtij aktiviteti kemi shënu heshtjen që institucionet e kanë ndaj vrasjes së grave”, është shprehur zyrtari i PSD-së, Nol Nushi.

Sot në një manifestim të heshtur përkujtohet Sebahate Morina, 44 vjeçarja e cila më 14 mars në Prishtinë është vrarë nga Lulzim Sopi, ish-bashkëshorti i saj.

Manifestimi i heshtur përkujtimor do të mbahet në sheshin “Skënderbe”, para Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 18:00.

 

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *