Prishtinë/ Të shtëna me armë zjarri, një i vdekur dhe një i plagosur!

Në Prishtinë, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, në rrugën “Rrustem Hyseni”. Naser Gashi, 62 vjeç, ndërroi jetë në spital pas plagëve, përfshirë një plagë nga një mjet prerës. I plagosuri tjetër, Miftar Miftari, 41 vjeç, ndodhet në spital në gjendje stabile.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe është shpallur në kërkim. Hetimet janë në vazhdim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *