2 persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi po transportonin 41 kilogramë kanabis në zonën e Niklës në Fushë-Krujë.
Policia e Durrësit njofton se Mond Bami 40 vjeç dhe Gëzim Tema 40 vjeç, të dy banues në Nikël, janë arrestuar pasi në aksin rrugor Nikël-Tapizë, u lokalizuan dhe iu bllokua automjeti me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike.
Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip ”Volkswagen”në të cilin ata udhëtonin, u gjetën 4 thasë plastikë me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me peshë 41 kilogramë. Policia sekuestroi gjithashtu edhe 2 aparate celulare.
Njoftimi i policisë:
DVP Durrës
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Nikla”.
Sekuestrohen 41 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që transportonin lëndën narkotike, me qëllim shitjen e saj.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për shitjen e një sasie lënde narkotike nga 2 shtetas, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kriminale të Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “Nikla”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
M.B., 40 vjeç dhe G.T., 40 vjeç, të dy banues në Nikël.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra gjatë operacionit policor, në aksin rrugor Nikël-Tapizë, bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjetit me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike.
Nga kontrolli fizik i personave të arrrestuar dhe i mjetit tip ”Volksëagen”në të cilin ata udhëtonin, u gjetën 4 thasë plastikë me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me peshë 41 kilogramë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celulare.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
/Priza.al/