Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano pritet të dalë sot para mediave në një konferencë që do të mbahet në orën 13:00.
Nuk dihet ende nëse do të ketë ndryshime në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit, por kujtojmë se për ta ka mbaruar afati i 100 ditëve që kryeministri Rama u la për të ndryshuar gjendjen e policisë.
“Duke ju uruar javë të mbarë, ju njoftoj se në orën 13:00, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të japë një konferencë për shtyp.”- njofton policia.
Gledis Nano ditëve të fundit ka zhvilluar një sërë takimesh ku duket se është njohur me raporte dhe analizat e punës së drejtuesve të sektorëve që ai ka nën mbikëqyrje. Analiza pritet të përfundojë këtë javë dhe më pas do të bëhen lëvizje drejtuesish. Lëvizjet do të bëhen duke u bazuar në performancën e gjithsecilit nga drejtori i qarkut, shefi i komisariatit dhe ai i rendit dhe sigurisë publike.
Ndryshime rrënjësore pritet të ketë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, të cilat sipas burime të sigurta do të nisin me drejtorin e saj, Rebani Jaupi.
/Priza.al/