Paraditja në vendin tonë do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme do të jenë në veri të Shqipërisë duke sjellë reshje të izoluara shiu e dëbore. Sipas MeteoAlb në orët e pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të shtohen duke përfshirë të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim dallgëzim 4 ballë.
Edhe në kontinentin Europian do të mbizotërojnë masat ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin reshje shiu e dëbore, ku në sasi më të konsiderueshme reshjet do jenë në Rajonin e Europës Qendrore. Ndërsa me kthjellime do të paraqitet vetëm Veriu dhe Pjesërisht Europa Juglindore.
/Priza.al/