Ilir Meta, presidenti i Republikës ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Bullgari.
Ai u nis drejt Bullgarisë prej ditës së diel, ndërsa sot ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale edhe pamjet nga pritja që i është bërë në këtë shtet.
Sakaq, Meta është pritur atje me nderime nga homologu Rumen Radev.
Postimi i Ilir Metës:
I nderuar nga ceremonia shtetërore e pritjes së Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev! Faleminderit! Благодаря!