Ish-presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur përndjekje politike padinë ndaj tij nga prokurori i Manhattan. Në një deklaratë zyrtare, ai shkruan se kjo është ndërhyrje në zgjedhjet SHBA-së.
Sipas ish-presidentit, demokratët e majtë kanë bërë gjithçka për të rrëzuar atë e për ta penguar nga kandidimi në zgjedhjet presidenciale. Trump thekson në reagimin e tij të majtët radikalë kanë përdorur dhe po përdorin sistemin amerikan të drejtësisë si armë ndaj një rivali politik.
Trump shkruan se demokratët radikalë dhe presdenti Biden do dështojnë me këtë ‘gjueti shtrigash’ ndaj tij dhe se amerikanët e ai vetë do kalojnë me sukses çështjen në fjalë e më pas do fitojnë zgjedhjet e vitit 2024.