Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për ish Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili del të hënën në gjyq për akuzat e krimeve të luftës. Rama kujton se vetë presidenti aktual i SHBA, Joe Biden e cilësoi Thacin si ‘George Washington’ i Kosovës dhe ngre pikëpyetjen nëse konsiderohen kriminelë ata që e cojnë popullin drejt lirisë.
“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!“, shkruan Rama.