Afati që kryeministri Edi Rama i vendosi Policisë së Shtetit dhe emërimi i Gledis Nanos si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pritet që të pasohet me ndryshime të tjera të mëdha, Burime brenda Policisë konfirmojnë se priten vendime të tjera të mëdha në strukturat drejtuese.
Gledis Nano ditëve të fundit ka zhvilluar një sërë takimesh ku duket se është njohur me raporte dhe analizat e punës së drejtuesve të sektorëve që ai ka nën mbikëqyrje. Analiza pritet të përfundojë këtë javë dhe më pas do të bëhen lëvizje drejtuesish. Lëvizjet do të bëhen duke u bazuar në performancën e gjithsecilit nga drejtori i qarkut, shefi i komisariatit dhe ai i rendit dhe sigurisë publike.
Ndryshime rrënjësore pritet të ketë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, të cilat sipas burime të sigurta do të nisin me drejtorin e saj, Rebani Jaupi.
/Priza.al/