Trajneri i Luiza Gegës, Taulant Stermasi shprehet se pritja që i është bërë sportistes e cila u shpall kampione Evrope në garën 3 mijë metra ka qenë e merituar.
Sipas tij Gega ka bërë krenar gjithë shqiptarët dhe se ngriti lart flamurin kombëtar, teksa ka komentuar fitoren e boksierit Florian Marku, Stermasi shprehet se para tij e meritojnë boksierë të tjerë, të cilët kanë përfaqësuar Shqipërinë në lojërat olimpike.
“Florian Marku është një boksier që ka shumë ndjekës. Nëse e marrim nga kjo pjesë atëherë jam dakord për pritjen që i bëri kryeministri. Por nëse e marrin në aspektin sportiv, atëherë ne kemi Alban Beqirin në mos gaboj doli i treti në botë dhe nuk u prit nga kryeministri. Pra janë disa federata që organizojnë lojërat olimpike ku garojnë shtete, kemi pastaj edhe shoqatat që japin çmime. Pra për këtë e kisha fjalën. Këtu e kam fjalën që Marku ka shumë ndjekës dhe për këtë e vlerësoj, por Shqipëria ka shumë boksierë më të mirë”, tha ai.