”Priza.al” denoncoi skandalin e Unazës, reagon Bashkia Tiranë…Heq licencën e Ferdinand Ibrahimit

Bashkia e Tiranës i ka hequr ditën e sotme liçensën kompanisë që operonte në linjën e urbanëve të ‘Unazës’.

Kjo lëvizje ka ardhur direkt pasi disa ditë më parë “Priza.al” ka denoncuar kushtet e linjës së ‘Unazës’, e cila është nga më problematiket në kryeqytet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpjegoi se vendimi është marrë pas abuzimeve të shumta të denoncuara dhe ka paralajmëruar edhe linjat e tjera të transportit publik, që prej 3 muajsh janë në vëzhgim dhe kontroll të rreptë nga ana e Bashkisë.

Konkretisht denoncimi më i bujshëm (ndër shumë raste të tjera), filloi pas një rasti dhune që ndodhi në një nga autobusët e linjës ku drejtuesi i automjetit, Enver Dishani u dhunua brutalisht nga disa persona që i shërbejnë pronarit të kompanisë që administron linjën e Unazës, Ferdinand Ibrahimit.

Dhuna, e pranishme në linjat e urbanëve

Disa ditë më parë “Priza.al” botoi ekskluzivisht me foto, lajmin për rrahjen e një prej shoferëve të autobusëve të linjës së Unazës në Tiranë, Enver Dishani, i cili ishte dhunuar brutalisht dhe kishte përfunduar për mjekim në spital.

“Priza.al” e konfirmoi këtë lajm edhe përpara Policisë së Tiranës, e cila edhe pse ishte njoftuar nga viktima për ngjarjen, vetëm pas disa orësh pasi u telefonua edhe nga redaksia jonë, u vu në lëvizje dhe konfirmoi zyrtarisht lajmin.

No description available.

(Foto: Shoferi i dhunuar i linjës së ‘Unazës’, Enver Dishani, në urgjencën e QSUT-së)

Shoferi Dishani ishte dhunuar nga disa persona që i shërbejnë pronarit të kompanisë që administron linjën e Unazës, Ferdinand Ibrahimit. Ky i fundit tashmë është i famshëm për problemet që ka prej vitesh me këtë linjë, me automjetet, problemet, vonesat e pafundme të pagave, mosdeklarimin e punonjësve, dhunën etj.

Por dy vite më parë Ibrahimi, edhe pse pronar kompanie dhe president i Shoqatës së “Transportit Urban”, u arrestua në krye të një grupi prej 8 personash që bënin evazion fiskal ndaj shtetit dhe bashkisë, duke falsifikuar biletat e urbanëve dhe duke fshehur xhiron dhe fitimin real.

No description available.

Por tashmë Ferdinandi ka kopjuar edhe “gangsterët amerikanë” sidomos ata italo-amerikanë dhe kompanisë së tij të transportit urban, i ka shtuar edhe një çetë mercenarësh që i përdor për të frikësuar apo dhunuar punonjësit.

Rezmi Lika (poshtë në foto), është personi që një ditë më parë dhunoi shoferin e urbanit të Unazës, Enever Dishani.

No description available.

Nga sa kemi mësuar prej bashkëpunëtorëve tanë, “Lika vetë është pronari i linjës urbane së Vorës, por ka në menaxhim apo ruajtje edhe linjat e Ferdinand Ibrahimit”.

“Priza.al” mësoi nga burime nga Policia e Shtetit, se Rezmi Lika, u shoqërua në komisariatin nr. 4 të Tiranës, por pas “sqarimeve” ai u la i lirë pas 3 orësh, edhe pse kishte ushtruar dhunë dhe kishte bërë për spital një person.

“Priza.al” u drejton prej disa ditësh autoriteteve si: Policisë së Shtetit, Bashkisë Tiranë, Autoritetit të Konkurrencës dhe ministrive të Infrastrukturës dhe Financave, disa pyetje:

Kush e mbron Rezmi Likën që lirohet edhe pse dhunon qytetarë?

Si është e mundur që Ferdinand Ibrahimi lë 6 muaj pa paga dhe sigurime punonjësit dhe asnjë institucion shtetëror nuk interesohet apo t’i shkojë për kontroll?

Edhe çfarë duhet të ndodhë akoma në linjat e urbanëve të Tiranës, që kompanive të mësipërme abuzive t’u rishikohet licenca.

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *