600 fëmijë talasemik në të gjithë vendin kanë nevojë urgjente për gjak. Kësaj thirrje ditën e sotme i është përgjigjur stafi i Priza.al vullnetarisht. Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ka ardhur ditën e sotme në ambientet e redaksisë së Illyridium Media Group për të përmbushur këtë mision fisnik.
Në vendin tonë jetëgjatësia maksimale e personave me talasemi është 44 vjeç duke u kufizuar nga mungesa e gjakut në bankat e dhurimit e cila zë një peshë prej 15 % donacione ndërsa 85% mbulohen nga dhurimet familjare.
Dhuruesit e gjakut kategorikisht janë heronjtë e personave që kanë nevojë.
Meqenëse se detyra jonë ka fokus të sensibilizojnë opinionin publik i bëjmë thirrje çdo personi, kolegëve dhe pronarëve të mediave të bëhen pjesë duke iu ardhur në ndihmë fëmijëve talasemik qoftë duke sensibilizuar se dhurimi i gjakut për një trup të shëndetshëm sjell vetëm efekte pozitive por edhe si një shenjë humanitare.