Policia dhe krimi ekonomik kanë lëvizur pas denoncimeve të Priza.al, mbi abuzimin që kryeheshe në dëm të qytetarëve.
Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, agjentët e krimit ekonomik kanë trokitur ne banesën e Arben Meskutit. Ai u arrestua ne banesën e tij në zonën e pazarit te ri
Dyshohet se Meskuti po largohej nga Shqipëria me pasaportë false amerikane pas zbulimit të një aktiviteti kriminal në fushën e mikrokredive.
Arben Meskuti është pronar i disa kompanive si FINAL, ZIG dhe ADCA që bashkë me Micro Credit Albania janë satelitë të IuteCredit Albania.
I akuzuar disa herë për mashtrim vitet e fundit, Meskuti ka arritur të shpëtojë.
Ceo i IuteCredit Akan Ajdini dhe pronari i FINAL Arben Meskuti kanë krijuar një skemë mashtrimi ku njëri jep kredi dhe tjetri blen dhe mbledh me një kompani fiktive përmbarimi ADCA.
Minikreditë jepen nëpër dyqane elektroshtëpiakesh dhe telefonash nga IuteCredit dhe pasi “blihen” nga Arben Meskuti kërkohen disafish me përmbarimin ADCA.
Në lidhje me abuzimet e Arben Meskutit reagoi edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili përmes një letër publike, iu bëri thirrje institucioneve të reagojnë dhe të ndalen abuzimet që iu bëheshin qytetarëve.