Prizren/ Përplasje e dhunshme mes dy grupeve, një i plagosur, 9 të ndaluar nga policia

Përleshje masive mes disa personave në Prizren. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:16. Raportohet se mes sherri ka ndodhur mes dy grupeve në Prizren, ku të përfshirë kanë qenë 15 persona. Në rrahje janë përdorë mjete të mprehta, boksa metali dhe armë zjarri.

Nga kjo e fundit lëndime trupore ka pësuar një person. Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”, ndërsa 9 persona janë ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit, për 48 orë. Lajmi u konfirmua për Express nga zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datë 07.05.2023 rreth orës 01:16, në rrugën Ekrem Rexha ka ndodhur një rrahje në mes të dy grupeve, 15 persona janë përfshirë në rrahje. Në rrahje janë përdorur mjetet e mprehta boksa metali dhe arma e zjarrit. Disa persona kanë marr lëndime, njëri nga ata ka marr lëndime nga arma e zjarrit. Një armë zjarri dhe mjetet tjera të përdorura në rast janë sekuestruar. Rasti është cilësuar si Vrasje në tentativë. 9 të dyshuar janë ndaluar në ndalim policor për 48 orë”, -tha Bytyqi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *