Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë një ndër çiftet më të pëlqyera të showbiz-it shqiptar. Dyshja janë me njëri-tjetrin prej shumë kohësh, ku gjithashtu janë bërë edhe prindër të një vajze të quajtur, Atara.
Së fundmi, moderatorja ka realizuar një ‘ask me a question’ në Instagram, ku i është përgjigjur kuriozitetit të ndjekësve. Një nga ndjekësit e saj është kurioz mbi mendimin e Orindës për jetesën apo jo me vjehrrën. Huta shpesh e ka treguar se nuk jetojnë në një shtëpi me mamin e Turit, ndonëse gëzojnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën.
Kësaj pyetje, moderatorja i është përgjigjur me “jo”. Sipas Orindës më mirë secila në shtëpinë e saj.
“Jam kundër. Edhe vjehrra ime është kundër, nuk ka rehati për askënd nëse s’është në shtepinë e vetë. Ndihmë më të madhe e marr nga ajo, por e di që s’ka si qetësia e shtëpisë vetë,-u përgjigj Huta. Këtë përgjigje Orinda e shoqëroi me një imazh ku dukej ajo, vjehrra e saj dhe e bija, Atara.
Më herët Orinda Huta në një intervistë ka rrëfyer eksperiencën e saj të trishtë me abortin. Pas intervistës së sinqertë ajo bëri një postim në Instagram ku sqaroi se pse e kishte bërë një rrëfim të tillë tani pasi është bërë nënë.
“Shumë kush mund të pyesë dhe pse zgjodha të rrëfehem tani që Atara është me mua. Mes shumë arsyeve doja të flisja atëherë kur mrekullia kishte ardhur. Nuk doja të bëheshim bashkë veç në trishtim, por edhe në bekim, duke dhënë shpresë për këdo që mezi e pret një mrekulli. Falenderime nga zemra për dashurinë dhe urimet”– u shpreh ajo.