Reshjet e shiut kanë shumë defekte në e rrjetin energjitik, ku si pasojë shumë fshatra të Lezhës kanë mbetur pa energji elektrike. Rreth 15 fshatra në njësitë administrative Dajç dhe Blinisht të Lezhës u ‘zhytën’ në errësirë prej disa orësh.
Si pasojë e reshjeve është trazuar edhe deti i Vlorës duke pezulluar kështu
lundrimin për dy ditë rresht, deri më datë 30 nëntor. Ky vendim do të rishikohet në varësi të situatës.
Problematika janë shfaqur edhe në rrugën nacionale Skuraj-Burrel, ku një masiv shkëmbor është shembur në orën 05:00 në afërsi të vendit të quajtur “Sektori C”, duke bllokuar qarkullimin e makinave, teksa situata u normalizua pas disa orësh.
Për akset problematike gjatë stinës së dimrit në qarkun e Shkodrës si segmenti Bogë në Qafë-Thorë dhe në Theth. Kryebashkiakja Voltana Ademi njofton se janë në gatishmëri të për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonave ku ka vështirësi në qarkullim.
/Priza.al/