Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në KLP për veprimtarinë e kësaj strukture gjatë vitit që 2022.
Gjatë fjalës së tij, Dumani ka renditur disa nga problematikat me të cilat përballet kjo strukturë. Sipas tij, numri i lartë i çështjeve të mbartura që presim shqyrtim është problematike, ndërsa shtoi se gjithashtu mungesa e ambienteve për zyra është alarmante pasi ka raste që 6 hetues detyrohen të rrinë në një zyrë.
“Sa i takon bashkëpunimit ndërkombëtar rezulton se kemi një rritje të kërkesave për ndihmë juridike për jashtë vendit dhe shpalljes së shtetasve të huaj apo shqiptarë për kërkim ndërkombëtar, një rënie vihet re te kërkesat për ndihmë juridike nga jashtë vendit. Problematike mbetet situata sa i takon çështjeve të mbartura vihet re një një numër i madh i çështjeve të mbartura nga vitet e tjera, ky është problemi me të cilën duhet të përballemi dhe t’i japim zgjidhje në kohë sa më të shpejtë, por është një problematikë dhe kam takuar dhe prokurorë duke evidentuar se si mund të shtyhet hetimi për t’i përfunduar sa më shpejt por jo në kurriz të cilësisë, një tjetër është mungesa e ambienteve e zyrave ku ushtrojnë funksionet jemi në situatë alarmante se nuk kemi zyra për prokurorë dhe hetuesit e BKH, kemi 6 hetues në një zyrë dhe nëse njëri ka nevojë të bëjë pyetje, 5 kolegët e tjerë duhet të dalin jashtë”, tha Dumani.