“Problematiku” i Durrësit, ky është shoferi që shkaktoi aksidentin tragjik me 2 viktima

Ky është Arbër Tivari, 26 vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku mbeti viktimë 26 vjeçarja Silva Gjergji dhe një tjetër vajzë ende e paidentifikuar.

Makina me të cilin të rinjtë po udhëtonin drejt Tiranës është përplasur me bordurën dhe është shkatërruar totalisht. Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, por nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Në fotot e mëposhtme, është 26-vjeçari Arbër Tivari që drejtonte automjetin. Burime bëjnë me dije se ai njihej si person problematik në Durrës. Në mars të vitit 2021 ai u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj i cili po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.

Ndërsa pas kontrollit që policia kreu në banesën e tij pasi mbeti i plagosur, Arbër Tivarit iu gjetën municione luftarake, për të cilat u vu nën masën e arrestit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *