Vajza e George Floyd, gruaja e tij dhe ekipi i tyre po përgatiten për ‘luftë ligjore’ kundër Kanye West. Ata njoftuan se do ta padisin reperin për 250 milion dollarë pas komenteve të tij të fundit për vdekjen e Floyd.
Roxie Washington, nëna e vajzës së vetme të Floyd, Gianna, njoftoi të martën se ka punësuar një ekip avokatësh për të ndjekur Ye, partnerët e tij të biznesit dhe bashkëpunëtorët e tij për ngacmim, shpërdorim, shpifje dhe shkaktim të shqetësimit emocional.
Avokatët e familjes thonë gjithashtu se ata lëshuan një urdhër pushimi dhe ndalimi, drejtuar Kanye për komentet e tij në lidhje me vdekjen e Floyd.
“Shkaku i vdekjes së zotit Floyd është i mirëpërcaktuar nëpërmjet provave të paraqitura në gjykata gjatë gjykimeve penale dhe civile që ishin rezultat i vdekjes së tij të parakohshme dhe të tmerrshme. Megjithatë, ju keni bërë deklarata me qëllim të keq se janë të pasakta dhe të pabaza, duke shkaktuar dëme në pasurinë e zotit Floyd dhe familjen e tij.”
Avokati Lee Merritt tregon se familja e të ndjerit “po shqyrton një padi për deklaratat e rreme të Kanye në lidhje me mënyrën e vdekjes së Floyd”.
“Të pretendosh se Floyd ndërroi jetë nga një mbidozë me fentanil, siç pretendoi Kanye dhe jo nga vrasja brutale që i bënë policët, pakëson luftën e familjes Floyd”, shkroi avokati. 46 vjeçari vdiq nga asfiksia në maj të vitit 2020 kur oficeri i policisë së Minneapolis, Derek Chauvin vendosi gjurin në qafën e tij për disa minuta.
Ndërsa polici u dënua për vrasje të shkallës së dytë, reperi pretendoi se Floyd vdiq nga një mbidozë me fentanil. “Ata e goditën me fentanil”, pretendoi fituesi i Grammy-t, i cili dha një fond për vajzën e Floyd në vitin 2020. “Nëse shikoni, gjuri i policit nuk ishte as në qafën e tij.”