Probleme me shëndetin mendor, këngëtari i njohur anulon koncertet

Këngëtari i njohur anglez Samuel Thomas Fender, së fundmi ka njoftuar se po tërhiqet nga disa koncerte për t’u kujdesur për shëndetin e tij mendor. Këngëtari anglez postoi një mesazh të përzemërt në rrjetin social ‘Twitter’ ku bëri të ditur lajmin, duke thënë se ai e kishte lënë pas dore veten për më shumë se një vit dhe nuk është marrë me gjëra që e kanë prekur thellësisht.

Tre shfaqjet e tij kryesore në SHBA janë anuluar dhe Fender gjithashtu nuk do të shfaqet as në tre koncertet e tjera të rradhës. 28-vjeçari Sam Fender, ka krijuar hitet duke përfshirë “Seventeen Going Under” dhe “Hypersonic Rocket”.

“Më duket krejtësisht hipokrite të mbroj diskutimin mbi shëndetin mendor dhe të shkruaj këngë për të nëse nuk gjej kohë për t’u kujdesur për shëndetin tim mendor. Miqtë dhe kolegët e mi kanë qenë të shqetësuar për mua për një kohë të gjatë dhe nuk do të përmirësohem nëse nuk gjej kohë për ta bërë këtë”,- shprehet artisti.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *