Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, sportelistët nxjerrin regjistrat

Edhe pse kanë kaluar disa javë nga sulmi fillestar, por duket se ende ka probleme në sistemet TIMS, konkretisht në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Lajmi është bërë me dije nga zyra e shtypit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ku problemet kanë qenë në pjesën më të madhe të ditës së sotme.

Tanimë, me evidentimin e problemit të TIMS, po punohet me regjistra gjë që ka shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare, edhe pse pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje e 3 në hyrje.

Në orën 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Mediat arritën të siguronin mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar ku ishte shkruar “Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK”.

Menjëherë kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Po hackerat e Iranit, më herët vendi ynë shkëputi marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas vërtetimit të akuzave se ishte pikërisht Irani ai që fshihej pas sulmeve kibernetike më datë 17 korrik që nxorrën jashtë funksionit faqen e shërbimeve qeveritare e-Albania duke rrezikuar seriozisht sigurinë kombëtare për shkak të të dhënave të qytetarëve që mund të ekspozoheshin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *