Probleme muskulare për Benzema, francezi nuk do të jetë ndaj Gironës

Problem për Carlo Ancelottin dhe Real Madrid.

Siç raportohet nga “AS”, Karim Benzema dhe Rodrygo nuk u stërvitën në mëngjesin e sotëm. Sulmuesi francez vazhdon të zvarritet me problemin e tij muskular dhe nuk do të rrezikohet nesër ndaj Girona në Bernabeu. Braziliani i cili gjatë natës pati probleme me zorrët, është gjithashtu në dyshim.

Nuk ka probleme për Valverde, Modric dhe Ceballos që janë kthyer në dispozicion të teknikut.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *