Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me drejtorët e bankave të nivelit të dytë.
Në këtë takim, Rama ka shfrytëzuar rastin për të folur edhe rreth çështjeve të pensioneve
Lidhur me këtë të fundit, ai pohon se është duke u zhvilluar një operacion anti-korrupsion në lidhje me sistemin e dhënies së pensioneve.
“Ne kemi probleme dramatike me sistemin e dhënies së pensioneve. Njësia anti-korrupsion po heton dhe shumë shpejt do kemi rezultate. Për të çuar para drejtësisë struktura brenda sistemit të dhënies së pensioneve apo postës që operojnë në mënyrë kriminale. Kapërcimi nga ky nivel në një nivel transparence dhe shpejtësie është vetëm nëpërmjet teknologjisë”, tha Rama.