Dy shtetas shqiptar janë arrestuar për prodhim dhe trafik droge në Nevilles të Belgjikës.
Mësohet se emri i presonit që drejtonte plantacionin është Drini dhe është dënuar me 15 muaj burg dhe me 8000 euro gjobë.
Po ashtu bashkëpunëtori i tij me iniciale M.A., është arrestuar dhe dënuar me 1 vit burg dhe është gjobitur po ashtu me shumë 8000 euro.
D.S., ishte ai që u arrestua në Nivelles, pasi u kap me 19 kg kanabis, ndërsa M.A, ishte bashkëpunëtori i tij klandestin i cili punonte në një plantacion droge.
Media vendase bëjnë me dije se D.S., ishte përpjekur t’i shpëtonte policisë duke u larguar me një furgon të tipit “Ford Transit”, por për shkak të probleme teknike ai ka lënë mjetin për të ikur në këmbë. Por, nuk mundi dot pasi u kap nga autoritetet belge.
Gjatë kontrollit të fugonit, policia ka gjetur më shumë se 19 kg kanabis dhe ka sekuestruar edhe celularin e tij.
Ndërsa në kontrollin në plantacionin e shqiptarit, u gjetën 6 dhoma kultivimi me 1510 bimë kanabis gati për tu korrur. Shtetasi tjetër M.A., luante rolin e “kopshtarit”.