Vetëm pak ditë më parë Bella Hadid u kthye në vëmendjen e të gjithë mediave rozë dhe jo vetëm, me anë të një postimi në “Instagram” në lidhje me ankthin dhe depresionin.
Modelja 25-vjeçare, foli hapur duke dashur të thotë se bota e rrjeteve sociale nuk i ngjan aspak realitetit të përditshëm të secilit nga ne, dhe se personazhet e famshëm kalojnë po të njëjtat gjëra dhe problematika si njerëzit e thjeshtë.
Ajo u shpreh se, prej vitesh ka pasur probleme me ankthin dhe depresionin, dhe se gjithashtu i është dashur shumë kohë që të merret me veten dhe zgjidhjen e problemeve të saj.Epo mesa duket modelja e ka kaluar shpejt këtë situatë stresuese. Ajo është parë “e zjarrtë” në praninë e të dashurit të saj, Marc Kalman dhe mikeshës së saj.
Ajo është fotografuar në një formë perfekte me bikini në brigjet mahnitëse të Floridës.
Bella, ndryshe njihet edhe si “ikonë e modës” dhe që asnjëherë nuk harron ta vërtetojë këtë gjë, duke tërhequr vëmendjen e çdokujt që kalon pranë saj.
Kujtojmë postimin e Bella Hadid:
“Kjo është pothuajse e përditshmja ime, çdo natë. Prej disa vitesh mediat sociale nuk janë reale.
Për këdo që ka vështirësi, ju lutemi mbajeni mend këtë. Ndonjëherë gjithçka që duhet të dëgjoni është se nuk jeni vetëm. Pra, nga unë tek ju, ju nuk jeni vetëm. Unë të dua, të shoh dhe të dëgjoj.
Vetë-ndihma dhe sëmundja mendore/çekuilibri nuk është linear dhe është pothuajse si një slitë rrotulluese e rrjedhshme me pengesa… ka uljet dhe ngritjet e veta, dhe anash.
Por unë dua që ju të dini, ka gjithmonë dritë në fund të tunelit, dhe slita me rul gjithmonë ndalon plotësisht në një moment. (Gjithmonë ka vend që të rifillojë, por për mua ka qenë gjithmonë mirë të dija se edhe nëse janë disa ditë, javë ose muaj, çdo gjë përmirësohet, në një farë mase, edhe për një moment. )
M’u desh shumë kohë për ta kuptuar këtë në mendjen time, por kam pasur mjaft dështime për ta ditur këtë: nëse punoni mjaftueshëm për veten tuaj, duke kaluar kohë vetëm për të kuptuar traumat tuaja, shkaktarët, gëzimet dhe rutinën tuaj, do jini gjithmonë në gjendje të kuptoni ose të mësoni më shumë për dhimbjen tuaj dhe si ta trajtoni atë.
Kjo është gjithçka që mund të kërkoni nga vetja. Gjithsesi. Nuk jam i sigurt pse, por është gjithnjë e më e vështirë të mos ndaj të vërtetën time këtu. Faleminderit që më patë dhe faleminderit që më dëgjuat. Ju dua”,- ka shkruar modelja.
/Priza.al/