Partizani ka bërë një nisje shumë të mirë të sezonit dhe teksa jemi drejt mbyljes së fazës së parë, të kuqtë janë në kryesimin e kampionatit me 1 pikë më shumë se kampionët në fuqi të Tiranës.
Pavarësisht nisjes së mirë, te Partizani është vënë re një situatë e çuditshme me dëmtimet. Plot 9 dëmtime në 8 javë kampionat janë vërtetë shumë për një ekip.
Ajo ç’ka e bën edhe më të çuditshme këtë është se shumë prej lojtarëve dëmtohen pa luajtur fare. Gjëndja e tyre fizike lë për të dëshiruar dhe kjo mund të kompromentojë rrugën drejt objektivave të klubit. Mesfushori Engjëll Hoti ka qenë më “problematiku”, i cili është dëmtuar plot 3 herë ndërsa të tjerë si Da Silva, Mensah, Romero apo Cvetanovski kanë shfaqur probleme të tjera fizike.