Problemet në votim/ Berisha: Do thonë se ndërhyn hakerat iranianë

Kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha ka folur për problematikat në qendrat e votimeve, pasi votoi. Ai ka thënë se në darkë do të thonë se ndërhynë hakerat iranianë. Sakaq, sipas Berishës, policia nuk përgjigjet ditën e sotme në telefon.

“Ka disa problematika, të cilat duhet të shqyrtohen. Pajisjet kanë pasur një përqindje jo të vogël jo funksionale. Do dëgjoni në darkë që do thonë ndërhynë hakerat iranianë. E dyta, ka disa qendra në Durrës, ku disa drejtora dhe përgjegjësa të njësisë administrative kanë preferuar të bëjnë xhandarin. Nëse doni t’i biem numrin të policisë, ata nuk përgjigjen”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *