Problemi i ashensorit në Astir, gruaja tregon ‘tmerrin’: Ramë për 3 sekonda, ndjeva dhimbje tek …

Prishja e ashensorit në Astir i shkaktoi probleme shëndetësore dy prej grave që ndodheshin brenda në momentin e që shfaqi problemin.

Gazetarja Klodiana Lala e ‘News24’, ka siguruar dosjen e prokurorisë në lidhje me dëshminë e të plagosurës. Gruaja e cila mbeti e plagosur ka rrëfyer për hetuesit e çështjes së kishte qenë për darkë në shtëpinë e kushërirës, kur rreth orës 23:50 kishte dalë prej aty dhe bashkë me dy vajzat e saj të mitura, 5 dhe 7 vjeçe dhe 5 persona të tjerë, kishin hipur në ashensor.

Pasi kanë shtypur ‘zero’, kanë ndjerë një rënie për 3 sekonda, e cila në fund u shoqërua me një zhurmë të çuditshme të ashensorit duke përfunduar me një goditje të madhe.

“Rënia zgjati vetëm 3 sekonda, më pas ashensori pësoi një goditje të madhe. Ndjeva një dhimbje të fortë në pjesën e poshtme të trupit. Sapo ashensori nisi të zbriste poshtë, kam dëgjuar një zhurmë të çuditshme ku edhe është shkëputur menjëherë duke rënë në gjendje të lirë. Kjo rënie zgjati 3 sekonda dhe ashensori ka ndaluar duke dhënë një goditje të madhe. Ndjeva një dhimbje te pjesa e këmbëve. Jashtë na nxorën familjarët tanë, hapën derën me forcë.”, tha gruaja e plagosur, e cila ndodhet ende në spitalin e Traumës duke marrë mjekim.

Tashmë i arrestuar ndodhet Dëfrim Shabani, tekniku i ashensorit, për të cilin prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ me afat 1 muaj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *