Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 41 vjeç, banues në fshatin Eçmenik, Devoll, pasi në afërsi të fshatit Vranisht, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Sh. M., 23 vjeç banues në Greqi dhe A. M., 48 vjeç, banues në Maliq, pasi në Maliq teksa lëviznin me automjet, kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë, për kontrollin e dokumentacioneve të këtij automjeti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.