Një shtetas me inicialet G.L. ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj mamasë së bashkëshortes së tij. Policia e Pogradecit njofton se ka nisur hetimet ndaj tij. Ai akuzohet për dhunë në familje.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. L., banues në fshatin Proptisht, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vjehrrës së tij.