Procedurat për Presidentin, Bylykbashi: Po zgjatet kriza politik!

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka folur këtë të hënë për presidentin e ri të Republikës.

Bylykbashi theksoi se maxhoranca sot ka 90% të pushtetit publik, ndërsa pohoi se në 2016-ën kreut të shtetit i janë hequr të drejta kushtetuese, duke e kufizuar rolin e tij.

Sipas tij, duhet të ketë konsensus mes palëve, si një mënyqë që presidenti të përfaqësojë popullin.

“Presidenti i Republikës, pavarësisht se në 2016 u zhvesh nga tagra të rëndësishme kushtetuese, duke u zhveshur nga roli i tij i balancave, nga kompetentet e tij për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, u bë edhe më i dobët. Rolin e madh e ka si kreu i shtetit dhe duhet të shërbejë si mekanizëm, si proces që ta përdorim në kuadër të rikthimit të balancave në vend. Sot maxhoranca ka rreth 90% të pushteti publik. Procesi duhet t’i shërbejë qëllimit.

A ka mundësi kolegë? Procesi duhet t’i shërbejë qëllimit. Vetëm presidenti, me tagrat që ka do bëjë rol të kufizuar. Procesi në Parlament, do të ndihmojë ose do të përkeqësojë krizën politike, institucionale që po kalon ky vend. Për rrjedhojë, është proces i pastër politik. Duhet të reflektojë vullnete politike që vijnë nga vota, që duke gjetur konsensusin ne, duhet të jetë si në 2002. Nëse ju si maxhoranca do përpiqni ta ndërtoni si matematike e thatë numrash për të arritur te 84 apo 71 numra, do jetë keq. Do zgjatet më tej kriza politike”, tha Bylykbashi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *