Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu thotë se samiti që mblidhet sot në Berlin në kuadër të Procesit të Berlinit është një hap në drejtimin e duhur.
Në një postim në rrjete cociale, Shehu shkruan se zëvendësimi i këtij procesi me Ballkanin e Hapur ishte si të zëvendësosh demokracinë me autokracinë, ndërsa shton se Kosova sot po e gjen përsëri veten të barabartë në tryezë.
“Berlini sot, qender e shpreses europiane per Rajonin tone!
Zevendesimi i “Procesit te Berlinit” me “Ballkanin e hapur”, ishte si te zevendesosh demokracine me autokracine! Bashkimin me percarjen, stabilitetin me konfliktet, Perendimin me Lindjen.
Fatmiresisht tashme askush, as Vucic e Rama, nuk po flasin per “Jugosllavine e Re” te Sebise.
“Berlini sot, qendër e shpresës europiane për Rajonin tonë!
Zëvendësimi i “Procesit të Berlinit” me “Ballkanin e hapur”, ishte si të zëvendësosh demokracinë me autokracinë! Bashkimin me përçarjen, stabilitetin me konfliktet, Perëndimin me Lindjen. Fatmirësisht tashmë askush, as Vuciç e Rama, nuk po flasin për “Jugosllavinë e Re” të Serbisë.
“Procesi i Berlinit” po e fut atë nisëm në arkivat anti europiane, lindore, anti shqiptare.
Kosova po e gjen përsëri vendin e saj si e barabartë midis të barabartëve në atë tryezë europeiste, nën iniciativën dhe koordinimin e BE, të Procesit të Berlinit. Samiti, që do të mblidhet sot në Berlin, me të gjitha treguesit e konkluzionet e pritëshme të tij, është një hap tjetër shumë i rëndësishëm në drejtimin e duhur.
Është një konfirmim i rrugës europiane të Rajonit, i interesit europian për të përshpejtuar procesin tonë të integrimit. Është pa dyshim një goditje tjetër ndaj asaj iniciative të Vuçiç, që veçse synon hegjemoninë politike e ekonomike serbe në Rajon, përçarjen e tij e kthimin drejt Lindjes.
Le të shpresojmë se tashmë i ka ardhur fundi i të tilla aventurave të rrezikeshme jo vetëm për Rajonin tonë. E ardhmja jonë nuk mund të jetë tjetër përveçse europiane”, shkruan Shehi.