Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë konferencës së sotme është pyetur se kush do të ishte lideri më i denjë që do të zëvendësonte pozicionin e saj kancelare dhe ajo është përgjigjur se ka shumë vlerësim për Macron dhe Kurtz.
Merkel tha se procesi i Berlinit sipas saj është i pazëvendësueshëm, duke nënkuptuar kështu se as ‘Open Balkan’ nuk mund ta kryejë të njejtën detyrë.
Fjala e Merkel:
Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet, thjesht mund të ngadalësohen gjërat. Emmanuel Macron ka shëtitur të gjithë rajonin. Ka shumë miq, Sebastian Kurtz është gjithashtu një mik i rajonit. Interesi për të bashkëpunuar me këtë rajon është mjaft i madh. Unë vij nga ish-Gjermania Lindore, kam parë se çfarë force, energjie duhet. Çdo kancelar federal është i vetëdijshëm për këtë gjë.
Merkel është një dhe nuk vjen më, që të jemi të qartë, pavarësisht se nuk është e lehtë të flasësh kur është prezentë. Për arsye të historisë së saj dhe eksperiencës në 4 mandate rresht në krye të lokomotivës së BE. Open Balkan është pjellë e Procesit të Berlinit, nuk është alternativë. Është pjellë e Procesit të Berlinit për ta përshpejtuar. Open Balkan është asgjë më shumë se sa mjeti i rajonit për të implementuar procesin e Berlinit, kush thotë se njëra bie ndesh me tjetrën ose e bën me qëllim ose e thotë se nuk e kupton. Teoritë e konspiracionit, jo procesi i Berlinit, jo Open Balkan, jo nismat rajonale janë të organizuaranga forca të treta apo janë të hedhura nga BE për të na gënjyer në që të mos na fusin ne kurrë në BE janë dokrra, fare. Kancelarja ka thënë në 2014 këtë ‘ju nuk jeni në BE por ju jeni europianë dhe për këtë arsye ne duhet të nisim një proces që së bashku të punojmë që rajoni të ringrihet nga pikëpamja politike e ekonomike dhe sociale’. S’kemi pse presim të hyjmë në BE që të ndërtojmë autostradat, infrastrukturën dixhitale apo tregjet e përbashkëta. Ky është thelbi- tha Rama.
/Priza.al/