Liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama kanë firmosur tre marrëveshje në kuadër të procesit të Berlinit.
Mësohet se marrëveshjet e nënshkruara lidhen me lëvizshmërinë e qytetarëve në Rajon, pa pasaporta dhe vetëm me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe mundësinë e punësimit të disa profesioneve.
Sakaq temë diskutimi ka qenë dhe kriza energjetike.