Procesi i Berlinit/ Scholz: Marrëveshjet do të përmirësojnë jetën në rajon

Është duke u zhvilluar konferenca e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Gjatë fjalës së tij kancelari Scholz tha se takimin për procesin e Berlinit, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë firmosur marrëveshje të rëndësishme të cilat do përmirësojnë jetën në rajon. Më tej ai ka shtuar se Gjermania do të ndihmojë për krizën e energjisë elektrike.

“Marrëveshje të rëndësishme janë nënshkruar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të mbështesim anëtarët Ballkanit Perëndimor. Samiti ka treguar se ka vullnet për të bashkëpunuar dhe ne do të jemi të gatshëm të mbështesim në të ardhmen këtë proces edhe KE e mbështet këtë process. Këto 3 marrëveshje do përmirësojnë jetën në rajon. Sa i përket fushës energjitike është rëndë dakord që të punohet edhe më shumë. Edhe gjithashtu t’i ndihmojmë për krizën e energjitikës.

Që në 2014 procesi i Berlinit ka dhënë një kontribut vërtet të frytshëm te njërëzit. Rrugë të rjea, marrrëdhnëie të rjea këto kanë qenë kyçe për ekonominë e vendeve. Tregohet serioziteti i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për vlerat e Bashkimit Evropian. Këto marrëveshje, për diplomat, kartat e ID dhe njohjen e kualifikimeve të tri profesioneve e bëjnë bashkë rajonin. Sa i pëkret energjisë një marrëveshje shumë e rëndësishme është nënshkruar për të punuar më ngushtë në mënyrë që të arrihet synimi për vitin 2030.
Ne dhe anëtarët e tjerë do të mbështëtim me çdo kusht përballimin me krizën e energjitike. Gjermania do të mbështesë përmes bankës së saj me hua deri në 200 milionë në periudhën afatmesme për të mbështetur energjinë e gjelbër deri në vlerën 1 miliardë euro. Për këto duhet të punojmë të gjthë së bashku, samitet kanë treguar që ne kemi frymë bashkëpunimi. Gjermania mbështet këtë proces, ashtu sikurse edhe BE dhe komisioni evropian. Ne duam të falenderojmë komisioni evropian që e mbështetet këtë proces”, tha Scholz.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *