Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi dhe kryeministri Edi Rama janë duke mbajtur një konferencë për mediat.
Sa i përket procesit të Integrimti të Shqipërisë në BE, Rama theksoi se i gjithë ngërçi është krijuar nga Bullgaria.
Kryeministri, Edi Rama:
Situata aktuale është e krijuar nga vetoja Bullgarisë ndaj Maqeonisë së Veriut. Ne jemi në një kurs që e ka përcaktuar pozicionin tonë si pozicion konstruktov dhe të lidhur për mosndarjen e Shqipërisë ngaMqedonia e Veriut. Po ashtu e informova mbi faktin që kemi mbyllur një proces mbi Këshillimin Kombëtar ku u pyetën qytetarët shqiptarë që nëse sërish nuk mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëria të ndryshojë kursin dhe të kërkojë ndarjen nga Mqedonia e Veriut.
Varhelyi ka ardhur dje nga Maqedonia dhe e ka parë se distanca mes dy vendeve ishte më e shkurtër sesa udhëtimi nga njëri vend në tjetrin. Ka qenë një mbështetës i korridorit 8 dhe pas udhëtimit nga Shkupi në Tiranë është bindur se kjo është gjëja e duhur. Shpresojmë që procesi të ecë më tej dhe ne të shtyjmë më tutje realizimin e korridorit 8 me Maqedoninë e Veriut. Tani po i lë fjalën komisionerit se mua këtu më keni në çdo vakt të ditës.