‘Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve me primare, fantastik’

Nga Ylli Manjani

Me thënë të drejtën, procesi i përzgjedhjes së kandidatëve me primare ishte fantastik.

Vendosin anëtarët jo kryetarët.

S’ka se si të bëhet më mirë!

Do kisha sugjeruar që ky proces të ishte i hapur edhe për joanëtarët e partisë. Në fund të fundit qëllimi i përzgjedhjes është preferenca e votuesve.

Sa keq që ky proces nuk njihet ende nga gjykata dhe KQZ si arritje e Partisë Demokratike!

Shumë turp që PD mbahet peng ende nga formalitete që duhet të ishin kryer nga gjykata tashmë!!

Sidoqoftë, përzgjedhja e kandidatëve sot nga PD reale ishte model demokratik.

Super standard!

——

Post scriptum: u desh nongrata e Berishës dhe kyçja e opozitës së korruptuar në bunker, që të vendosen standarde të tilla!

Jo çdo e keqe vjen për të keq!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *