Taulant Balla ka folur në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri në vend.
Balla është shprehur se duhet një president i cili do të respektojë normën kushtetuese, si dhe pas shumë vitesh procesi do të jetë transparent.
“Unë do të kem sot një komunikim me gazetarët në lidhje me procesin për zgjedhjen e presidentit. Procesi që PS për herë të parë drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë pas shumë vitesh do të jetë transparent, do të ketë një standard. Ne na duhet një president që të respektojë normën kushtetuese, një president që na bashkon, që përfaqëson unitetin kombëtar. Procesi do të nisë prej ditës së nesërme. Procesi ka disa garanci dhe verifikime”, u shpreh ai.