Prodhimet bujqësore të sezonit, më të shtrenjta këtë vit, shkak rritja e çmimeve të lëndëve të para

Ndryshe nga më parë, këtë vit shqiptarët nuk do të paguajnë më pak për prodhimet e sezonit. E kundërta do të ndodhë. Sipas fermerëve, produktet bujqësore do kushtojnë 2-fish më shumë se krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të mëhershme.

Domatja në sezon ka shkuar deri të 70 lekët, por sot nuk do të kët domate me më pak se 120 lekë kilen”, thotë për A2 CNN fermeri Mariglen Ziu.

Dhe e gjithë kjo “stuhi” çmimesh të shtrenjta vjen si pasojë e disa faktorëve që mund të menaxhoheshin më mirë nga institucionet.

“Në qoftë do të mbjellim tani me këtë çmim të naftës, të imputeve bujqësore dhe tarifat e mekanikes, do të kemi kosto jashtëzakonisht të lartë”, thotë kreu i KASH, Agim Rrapaj.

Dekurajimi i fermerëve që si pasojë ka sjellë tkurrjen e sipërfaqes së kultivuar është një tjetër kërcënim që paralajmëron edhe shtrenjtim të mëtejshëm të prodhimeve bujqësore.

Historikisht sipërmarrjet bujqësore, sidomos fermat prodhuese, kanë vuajtur nga norma të ulëta të fitimit, por së fundmi, rritja e kostove të lëndëve të para dhe mungesa e tregut po lë pa mbjellë qindra hektarë tokë për sezonin tjetër. Në zonat e jugut të vendit, të cilat shquhen për kultivim të produkteve bujqësore, këtë vit, ureja shitet 120% më shtrenjtë dhe nitrati gati 250% më shumë se në 2021-shin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *