“Po e bëni shumë tragjike”- u shpreh mbrëmjen e kaluar gjatë Prime-it Ermiona Lekbello, teksa po komentohej situata e Luizit dhe Kiarës. Pas debateve, ‘Zarfi i Zi’ kishte një paralajmërim për këdo që thyen rregullat.
Bisedat për veprimin e Luizit ndaj Kiarës vijuan edhe në orët e vona të mbrëmjes por nuk u toleruan aspak nga Ermiona. Ajo ndërhyri në bisedën e Oltës, Maestros dhe Kiarës por situata u agravua edhe më tej, duke bërë që Jona të merrte vendimin për të lënë shtëpinë.
Ajo nisi të bënte valixhet gati, mirëpo u ndalua e qetësua më pas nga Luizi, i cili e bindi që të mos merrte këtë vendim drastik.
Produksioni ka larguar përfundimisht Ermionën nga ‘Big Brother Vip’. Duket se debatet e djeshme e kanë ngarkuar emocionalisht banoren, e cila shpërtheu dhe kërkoi largimin nga shtëpia. Por sot si rrjedhojë e dhunës verbale të përsëritur, produksioni e ka përjashtuar Ermionën nga show televiziv.