Profesori amerikan: Dokumenti “non-paper” është në interes të Serbisë

Njohësi i çështjeve politike të Ballkanit, Daniel Serwer, pretendon se dokumenti jozyrtar, i ashtëquajturi “non-paper” është më shumë në interes të Serbisë se sa të Kosovës. Profesori amerikan ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kishte të drejtë kur u tha se po ofronte “më shumë se plani i Ahtisaarit”.

Në këtë artikull thuhet se Serwer postoi në blogun e tij “Peacefare.net” se propozimi do ta linte “shtetin e Kosovës” shumë më pak sovran se sa është sot, ndërsa Beogradit do t’i kërkohet të bëjë pak më shumë se kaq, të ketë një përfaqësues në Prishtinë.

Ai beson se me këtë “non-paper”, Prishtina nuk do të merrte praktikisht asgjë, siç thotë ai, as njohje bilaterale nga Serbia as anëtarësim në Kombet e Bashkuara, por vetëm “premtime të paqarta për të vepruar me një shtet sovran”.

Po ashtu thuhet se Serwer njoftoi se brenda pak ditësh do të botonte një “non-paper ” të tij për Ballkanin Perëndimor në blogun e tij, i cili, siç deklaroi ai, do të ishte në përputhje me politikën zyrtare amerikane të respektimit të sovranitetit, dhe integritetit territorial i të gjitha vendeve të Ballkanit.

“Non-paper” u raportua si njohje e integritetit dhe sovranitetit territorial mes Kosovës dhe Serbisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *