Nuredin Dumani është një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, i cili u arrestua mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private.
Ai është cilësuar si një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale dhe tashmë ka dëshmuar në lidhje me disa nga krimet që ka kryer.
Por, kush është Nuredin Dumani dhe cilat janë disa nga krimet që ka kryer?
I lindur në fshatin Selitshtë të Dibrës, 35-vjeçari Dumani me arsim 8-vjeçar, nga hajdut u ‘shndërrua’ në një ‘sipërmarrës’ të vrasjeve me pagesë.
Personazh i botës së krimit që vetëm pak kohë më parë njihej si një tutor prostitutash në Francë, vendosi që të futej edhe më thellë në botën e errët të krimit si vrasës serial,
Dëshmia e vajzës:
“Më kërcënonte se trupin e motrës vetëm pesë vjeçe do ta gjeja në Durrës të copëtuar dhe të masakruar. Më kërcënonte se nëse shkoja në polici, do e vriste atë. Unë shkova njëherë në polici dhe pastaj u tërhoqa. Ishte i dhunshëm”,-raportohet në publikimin e datës 13 tetor 2020. Vajza A., e cila u mor në mbrojtje nga autoritetet franceze ajo rrëfeu asokohe, se Dumani e kërcënoi teksa më herët i kishte kërkuar martesë.
“Kur mbërrita atje më nxori në rrugë, më dogji me cigare, më rrahu”.-rrëfeu më tej ajo.
Por si ndodhi trafikimi?
Në dosjen hetimore të ish-prokurorisë për Krimet e Rënda, Dumani përshkruhet si i “paskrupulltë” dhe “i aftë për gjithçka”. “I paskrupullt dhe i aftë të bënte gjithçka, deri aty sa në një rast kur adoleshentja nga Durrësi u arratis, ai përmes mashtrimit me një vajzë tjetër e ftoi A. që ta takonte”.-thuhet në dosje.
Vajza A., e cila ishte trafikuar prej tij, ia kishte dalë që të largohej nga kthetrat e Dumanit. E rënë në kurth, ajo shkoi të takonte shoqen, por kur pa se e priste Nuredin Dumani, i cili abuzoi seksualisht me të dhe i tregoi edhe armën. Në këtë moment, ajo u hodh para një makine policie për të shpëtuar ose në rastin më të keq, për të gjetur vdekjen.
Sot datë 21.05.2022 Nuredin Dumani ndodhet pas hekurave dhe kjo fal një shkëmbimi me armë që ndodhi më 29 Mars 2022ku ky i fundit ngeli i plagosur me një plumb në shpinë.
Dumani ishte duke kryer një tjetër porosi sakaq në rrugë ra pre e një atentati ku automjeti tip BMË që po udhëtonte u bë shorsh nga plumbat në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në Papër.
Mjekët në banesë që Dumani thirri nuk e morën përsipër që ti nxirrnin plumbin pas kësaj në banesë zbarkon policia dhe kryhet edhe arrestimi i tij.
Dumani foli, nga dëshmia e tij pas bashkëpunimit me drejtësinë, janë zbardhur të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara.
Ai ka treguar përpara prokurorëve të SPAK-ut se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për vrasjen e Endrit Dokles kundrejt 100 mijë eurove.
Dumani ka rrëfyer autorët e ekzekutimit të Fatmira Dedës në vitin 2014, pasi ajo kërkonte drejtësi për vrasjen e djalit të saj Elvis Deda, në vitin 2013.
Ai ka treguar me detaje se porositës i këtij krimi ishte Festim Qoli, i cili i kishte ofruar atij 40 mijë euro për këtë vrasje.
Përpara hetuesve Dumani ka folur edhe për vrasjen e taksistit Bujar Çela, vëllait të armikut të tij Talo Çelës.
Në vitin 2013 pas daljes së tij të parë nga burgu në bazë të dëshmisë së tij, ai tregtonte këpucë të përdorura ndërsa 9 vite më vonë zbardhi një mori me ngjarje dhe ku SPAK pretendon se janë zbuluar 8 grupe kriminale.
“ Në vitin 2013 me sa mbaj mend më takon Talo Çela në një dyqan që unë kisha pas daljes nga burgu. Në këtë dyqan tregtoja këpucë të përdorura. Talo ishte së bashku me Gent Sharrën me një mjet tip Regina. Më tha se kishte një punë për të bërë por na duhen njerëz nga këtej duke nënkuptuar Durrësin”, është shprehur Dumani gjatë një rrëfimi për një nga grabitjet.
Gjithashtu, ai ka rrëfyer edhe 6 grabitje që ka kryer me Talo Çelën dhe persona të tjerë në periudhën kohore 2012-2017./Priza.al