Në Kuvend u zhvillua ditën e sotme datë 28 korrik 2022 seanca e jashtëzakonshme për të votuar dekretet e ndryshimeve në qeveri. Pas votimit në Kuvend, ministrja e Energjetikes Belinda Balluku, mori urimet nga kolegët e saj, të cilët e përqafuan dhe përshëndetën.
Ajo mori zyrtarisht sot vendin e mbajtur deri pak ditë më parë nga Arben Ahmetaj, i cili është fotografuar në ulëset e deputetëve të Partisë Socialiste, përkrah ish-kolegut të tij në kabinetin ministror, Damian Gjiknuri.
Belinda Balluku u emërua më herët nga kryeministri Edi Rama me postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, në vend të Gjiknurit.
Por kush është Belinda Balluku që tashmë duket si një yll në ngjitje e kabinetit të Ramës.
Balluku është ish-bashkëshortja e gazetarit të njohur Sokol Balla dhe ka punuar me Ramën si drejtoreshë në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun pranë Bashkisë së Tiranës.
Tashëm mjaftë e rafinuar dhe me stil, madje me disa kilogramë më pak por Balluku do të mbahet mend për gafën e famshme kur ishte sekretare për marrëdhëniet me publikun e selisë rozë. Pas vizitës së ish-shefit të atëhershëm të opozitës në Kosovë, në njoftim shkroi: “Edi Rama u takua me kryetarin e AAK Rramush Haradinaj”…. i cili në fakt gjatë vizitës së Ramës në Kosovë ndodhej për gjykim në Hagë.
Asokohe ajo u largua nga vëmendja dhe PS, për t’u rikthyer pas zgjedhjeve të 2013. Si një prej më të besuarave të Ramës, pasi ai i ka besuar disa poste të rëndësishme ku Balluku ka qenë drejtoreshë. Drejtoreshë e AlbControl dhe e Aviacionit Civil, Ballukun dikur Rama e cilësonte si “Shtrigën kuq e zi të Aviacionit”.
Në ceremoninë e inaugurimit të linjës “Air Albania”, Rama e ka mbyllur fjalimin me një batutë për të. Ai shprehej për të:
Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që e bënë të mundur realizmin e kësaj ëndrre me vetëdijen e plotë që kjo ëndërr tani kërkon të mbahet gjallë dhe të bëhet fuqia tërheqëse e garancia e të gjithë shqiptarëve që do duan të fluturojnë në shtëpinë kuq e zi të ajrit dhe mbi të gjitha një falënderim shumë të veçantë për folësen e parë të këtij eventi, Belindën, “shtrigën” tonë kuq e zi të aviacionit, që ka bërë çka duhej me një profesionalizëm dhe me një vullnet e pasion pa të cilin s’do ishim këtu sot.”
Ndërsa duket qartas se shefi i qeverisë ka besim se Belinda Balluku, bën pjesë tek kategoria e njerëzve që mësojnë nga gabimet. Edi Rama ka treguar se di të falë e të rikthejë të preferuarit e tij në pushtet./Priza.al