Profili i 5 vrasësve serial/ Vrasje, eurot e Rinasit, krimet që kanë ngelur pa u ndëshkuar

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion para për këdo që ka informacion dhe informon blutë në lidhje me vendndodhjen e pesë personave të shumë kërkuar në Shqipëri.

I pari në listën e policisë është Talo Çela, i akuzuar për grabitjen e Rinasit dhe disa vrasje gjatë viteve të fundit, i dyti është Laert Haxhiu, i akuzuar për disa vrasje përfshi edhe masakrën e Lushnjes disa vite më parë. Lista vijon me Jani Aliajn, i akuzuar për të paktën një vrasje; Ibrahim Licin, i akuzuar për disa vrasje në Shkodër, përfshi atë të dy vëllezërve Bilali dhe Erjon Llapushi, i akuzuar për vrasjen e kryekamaerierit të Fish City në Elbasan.

Por kush janë të shumë kërkuarit?

Talo Çela është një nga emrat më të kërkuar të krimit në Shqipëri. 51-vjeçari akuzohet për grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit mesditën e 9 prillit të 2019-tës. I shumëkërkuari për këtë dosje, do gjykohet veçmas anëtarëve të tjerë të grupit të grabitësve, pasi me ndryshimet e reja ligjore, çështja e një të dyshuari pezullohet për 1 vit, dhe nëse ai nuk arrestohet brenda këtij harku kohor, atëherë nis gjykimi i tij në mungesë.

Ndaj Talo Çelës, është pezulluar procesi edhe për vrasjet e dyfishta në Durrës, ku mbetën të vrarë katër persona, Anxhelo Avdia, Renato Avdyli dhe vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia, ngjarje të ndodhura në vitin 2020. Ai dyshohet se është personi që urdhëroi këto vrasje, për shkak të humbjes së një sasie të konsiderueshme parash, të grabitura në Rinas.

Lici akuzohet për një mori vrasjesh përmes atentateve në Shkodër. Më e fundit ishte ajo e Endri Mustafës një vit më parë në zonën e Livadheve në Shkodër. Kjo akuzë u kundërshtua një ditë më vonë nga të afërmit të Licit. Po ashtu, policia e akuzon Irahim Licin edhe për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, marsin e vitit 2019 në Shkodër. Në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës, ndërsa vetë Lici u shpall në kërkim.

Laert Haxhiu është i dyshuar si atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku mbetën të vrarë dy persona, Jurgen Hoxha dhe Samir Latifit. Haxhiu nga Prokuroria e Lushnjës është akuzuar edhe për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “Iriqi”, anëtar në bandën e Lushnjës, në vitin 2009 dhe si autor kryesor i plagosjes me pistoletë me 25 shtator të 2016-ës të Xhulio Shkurtit dhe Saimo Xheliut. Po ashtu, në 2016-ën, ai ka tentuar të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës. Gjatë aksioni u shoqëruan në komisariat Arben dhe Martin Lika.

Aliaj i cili ka lindur dhe është rritur në Tepelenë, konsiderohet si një nga individët më të rrezikshëm të krimit shqiptarë dhe drejtues i një organizate të strukturuar, e cila përveç të tjerave, si veprimtari kryesore ka kultivimin dhe trafikimin e drogës. Mbi Aliajn dhe grupin e tij kriminal rëndojnë akuzat për shumë vrasje, por më e bujshmja ishte ajo 1 Majit 2016; ekzekutimi i një tjetër eksponenti të fuqishëm të krimit Elton Çiço. Vrasja në fjalë tronditi opinionin në atë kohë, sepse ndodhi në një ambient publik mjaft të frekuentuar nga qytetarët, në zonën e ish-bllokut, teksa Elton Çiço ishte duke pirë kafe me një oficer policie, një doktor dhe 1 gazetar të kronikës së zezë. Pavarësisht nga njerëzit e shumtë, prania e oficerit të policisë dhe gazetarit, Jani Aliaj është futur në lokal dhe ka qëlluar drejt Çiços me gjakftohtësi. Ai vdiq në vend, me dy plumba në kokë. Historia e konfliktit mes dy grupeve kriminale me bazë në Tepelenë është shumë më e hershme dhe ka lënë pas, shumë viktima. Si fillesë e kësaj sage hakmarrje mes dy bandave, dyshohet të ketë qenë vrasja e shokut të fëmijërisë së Elton Çiços nga Jani Aliaj. Por përveç kësaj, policia ka ndjekur edhe pistën e një prishjes së pazareve në trafikun e drogës në Greqi ku të 2 grupet nga Tepelena kanë ushtruar aktivitetin kriminal, prej gati dy dekadash.

Aktiviteti i tij kriminal ka nisur që nga viti 2007 me kanosje, plagosje duke vijuar deri në vrasjen e disa ditëve më parë. Një personazh me aktivitet të theksuar, të larmishëm dhe të provuar kriminal, ka arritur t’i shpëtojë lehtësisht drejtësisë, duke kryer më pas edhe krimin e fundit që tronditi opinionin publik, vrasjen me thikë të kryekamerierit, Gazment Kurmaku. Vetëm katër muaj para vrasjes, Llapushi ishte arrestuar për një vepër penale, për të cilën parashikohet deri në 7 vite burg, por megjithatë i kishte shpëtuar ndëshkimit, duke vijuar normalisht aktivitetin kriminal.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *