Profili i presidentit?! Përgjigjet Rama: Të njohë mirë gjuhën shqipe!

Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Nisja e mbledhjes, u shfrytëzua nga Edi Rama për të “thumbuar” Ilir Metën, ku sipas tij ka qenë presidenti më skandaloz dhe i papërsëritshëm që vendi ynë ka pasur.

“Siç edhe jeni informuar, kemi nisur diskutimet brenda grupit tona parlamentar, për emrin e presidentit apo presidentes së re të Republikës.  Për herë të parë PS ka mundësinë që të zgjedhë e vetme presidentin apo presidenten e Republikës, në pamje të parë kjo duket një sfidë e lehtë, po të kemi parasysh se pothuajse çdo kandidaturë që plotëson kritere elementare, si p.sh. njohjen e gjuhës shqipe, si p.sh. pasjen e një karriere profesionale, si p.sh. vetëpërmbajtjen me raport me ligjin dhe kushtetutën, do të ishte më mirë se presidenti aktual i RSH-së”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *